Magical Pond-Fshati unik turistik i tipit Igloo


Magical Pond-Fshati unik turistik i tipit Igloo

Magical Pond është fshat unik i të frymëzuar nga Igloo (strehimore tradicionale eskimeze, të ndërtuarë nga bora).
Ideatorët e fshatit, Johanna dhe Pauli, njëkohësisht edhe trashigimtarët e parcelës në këtë zonë turistike ne veri të Finlandës, së pari ideuan një fshat me shtëpi të vogla, për vëzhgimin e aurorave gjatë stinës së dimrit. Mirëpo ishin në dilemë se si të mundësonin sa më shumë pamje për vizitorët.

E sic është ajo thënia “Gjëja e duhur në vendin e duhur!”
Pa dyshim që nuk ka solucion më të mirë që mundëson të shijosh tërë atë pamje magjepsëse të aurorave gjatë natës, larg stresit e zhurmës, se sa xhami me nxemje i kompanisë C-Glass & Glass Ceyssens. Cifti nga Finlanda, pas konsultave dhe propozimit tonë, erdhi në përfundim që të përdorin xhamin me nxemje në këtë atraksion turistik unik.

Igloo të vogla, të gjithat të rrethuara në xham, me ngrohtësi optimale dhe pamje magjepsëse të qiellit, është një ndjenjë që patjetër duhet provuar një herë në jetë. Të rrethuara me pisha, dhe me restaurant me ushqim lokal, ky fshat me këto shtëpiza, tanimë është bërë senzacion i turizmit dimërorë.

Falë teknologjisë së xhamit me nxemje të kompanisë C-Glass dhe Glass Ceyssens, kemi arritur me sukses që të promovojmë turizmin unik dimërorë të Polit të Veriut, poashtu duke i qëndruar besnik ruajtjes së ambientit me produktet tona 100% ekologjike.

Fotografitë e eksperiencave të vizitorëve në fshatin “Magical Pond”, tanimë kanë vërshuar Instagramin dhe të gjitha platformat e turizmit digjital.

 

C-Glass Team

Comments are disabled.